Amerika

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Karolinën Veriore

Presidenti amerikan, Barack Obama shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Karolinën veriore për shkak të katastrofës së shkaktuar nga uragani “Methju”.

Kështu, qytetarët që janë goditur nga uragani në 10 qarqe të Karolinës Veriore do të mund të kërkojnë ndihmë financiare shtetërore. Pothuajse gjysma e 21 viktimave të uraganit në SHBA janë në Karolinën veriore dhe pesë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Rreth 2.000 banorë të qytetit Lamberton janë të bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga ujërat e lumit Lamber. Edhe në ditët në vijim priten vërshime në vendbanimet përgjatë rrjedhës së lumenjve Lamber, Kejp Fier, Njus dhe Tar.

Pa energji elektrike kanë mbetur 1,1 milion njerëz në shtetet Florida, Xhorxhia, Virxhinia, Karolina veriore dhe Karolina Jugore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button