Home / Kronika / Itali, Familja merr vendimin: Organet e shqiptarit që vdiq dje me të ëmën do të dhurohen

Itali, Familja merr vendimin: Organet e shqiptarit që vdiq dje me të ëmën do të dhurohen

Një histori tej njerëzores por që fuqia njerëzore, mesa duket ka arritur ta superojë e për më tepër të japë një mesazh të fuqishëm që tashmë po shndërrohet në lajmin kryesor të medieve italiane dhe opinionit publik atje.

“I thamë po, sepse fëmijët e tjerë mund të shpëtohen kështu. E bëmë se kjo ishte gjëja më e mirë për tu bërë”. Janë fjalët e Arian Alla, xhaxhait të Dejvis, 13 vjeçarit që vdiq në spital të hënën në mbrëmje dhe që u përfshi në aksidentin e të dielës në rrugën Padova, së bashku me nënën e tij Blerina.

Kanë vendosur të gjithë së bashku, familja Alla, shkruan media italiane, për të dhënë pëlqimin për dhurimin e organeve pas çertifikatës së vdekjes që erdhi të hënën në mbrëmje, kur pas një dite të gjatë komisioni i mjekëve i komunikoi familjes vdekjen celebrale të vogëlushit.

Konsensusi u dha menjëherë, dhe menjëherë mjekët u vunë në lëvizje duke thirrur gjithë ekipet nga Italia e Veriut. Dhe do të jepen të gjithë organet që janë ruajtur të paprekura, për të lejuar kështu, shumë persona të tjerë që të jetojnë.

image-2

Leave a Reply

Your email address will not be published.