Home / Politika / Nishani pret shoqatat e ricikluesve: Çështja nuk duhet politizuar

Nishani pret shoqatat e ricikluesve: Çështja nuk duhet politizuar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot, me kërkesën e tyre, përfaqësues të Industrisë së Riciklimit në vend dhe anëtarë të Shoqatës së Ricikluesve, të cilët  i parashtruan Kreut të Shtetit pikëpamjet, argumentet dhe pozicionin e tyre mbi efektet negative që mund të ketë mosdekretimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Siç njofton zyra e shtypit të Presidentit përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve paraqitën historikun e industrisë dhe informacione të hollësishme rreth lëndëve të para që përdorin në fabrikat e tyre të riciklimit si dhe ndikimit të Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Sipas ricikluesve, duke lënë mënjanë disinformimet dhe tentativat për përdorim politik, qëllimi dhe interesi i industrisë të riciklimit në vend nuk është thjesht aspekti ekonomik dhe zhvillimor, por edhe ai i ruajtjes së mjedisit.”

Nga ana e tij, Presidenti Nishani vuri në dukje se ka shumë nevojë, që për çështje të tilla të ndjeshme që përfshijnë shumë dimensione si ato të biznesit, ekonomik, strukturor, mjedisor, etj., zëri i aktorëve të ndryshëm të përfshirë të jetë më i fuqishëm.

“Çështje kaq thelbësore e të ndjeshme nuk duhen politizuar në mënyrë që pastaj ato të mos dështojnë.” – u shpreh Presidenti duke vlerësuar industrinë e gjelbër.

Kreu i Shtetit i garantoi pjesëmarrësit se ligjin në fjalë do ta trajtojë me shumë seriozitet dhe se do të mbajë një qëndrim sa më të argumentuar në raport me të, duke vazhduar ndërkohë edhe konsulta të mëtejshme me individë ekspertë të fushës.

Ky takim konsultues, pas atij me aktivistët civilë, përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave si dhe ekspertë ligjorë e mjedisorë u zhvillua përpara se Presidenti i Republikës të shprehet si interpretues i parë i Kushtetutës së Republikës, mbi çështjen e Ligjit për Importin e Mbetjeve, që ka shkaktuar ndjeshmëri të madhe në opinion publik

One comment

  1. SHBA BE te mos humbi minutat.Te sillet NATO ne Tirane dhe te bombardohen familjet e sali berishes,lulezim bashes,bujar nishanit,adriatik llalles urgjentisht.Po pregatisin varrin e shqipetareve per ti shpetuar drejtesise se re ne shqiperi

Leave a Reply

Your email address will not be published.