Keshilla

Zbulohet ilaçi i ri për diabetikët

499dbb01-0cc1-4622-9712-bf8e64ac38aa---0-Diabeti mund të kurohet pasi që shkencëtaret kanë zbuluar që grumbujt e toksinave të hormoneve amylin i ndalojnë qelizat që të prodhojnë insulinë.
Shkencëtarët e Universitetit të Manchesterit kanë zbuluar që Tipi 1 dhe Tipi 2 i diabetit shkaktohet nga mekanizmat e theksuar më lartë.
Zbulimi tregon se të dyja format ndodhin kur hormonet amylin fillojnë të grumbullohen dhe të bashkohen së bashku, duke rrethuar qelizat dhe duke i ndaluar ato në prodhimin e insulinës.
Insulina është thelbësore për largimin e sheqerit në lëvizjen e gjakut nëpër muskuj dhe prodhimin e energjisë nga indet dhjamore. Por insulina e vogël bën që të këtë nivele të rrezikshme të glukozës që bëhet në gjak, duke shkaktuar dëmtime në damarët e zemrës, sy dhe nerva.
Megjithatë zbulimi i ri është një hap i ri për të gjetur ilaçin i cili ndalon ndërtimin e amylinit në rastin e parë apo tretjen e këtyre grumbujve të yndyrës nga insulina për të cilat ka disa ilaçe.
Pankreasi është ai që prodhon si insulinën ashtu edhe amylinin e të cilët zakonisht punojnë bashkë për të rregulluar ushqimin e konsumuar në trup.
Megjithatë, amylin mund të prodhohet edhe rreth qelizave të pankreasit pasi që grumbujt toksikë, të cilat mandej si kundërpërgjigje shkatërrojnë këto qeliza që prodhojnë insulinë. Pasojat e kësaj janë se qeliza që vdes është diabet.
Hulumtimet e mëparshme tregonin që shkaktimi i Tipit 2 të diabetit bëhet kështu. Por tani shkencëtaret besojnë se mund të shpjegojnë edhe Tipin 1 të diabetit i cili mund të zhvillohet që në fëmijëri.
Skuadra shpreson që të gjej ilaçin e duhur për të bërë trajtimet mjekësore në dy vitet në vazhdim dhe pritet që këto të avancohen më shumë duke u testuar tek të dy tipat e diabetit tek pacientët.
Trajtimet klinike janë planifikuar nga një grup hulumtues në Angli dhe Skoci.
Organizata të ndryshme të diabetikëve kanë thënë se njerëzit duhet t’i shmangen kësaj sëmundje duke përmirësuar stilin e tyre të jetës, sidomos në ushqim, derisa të gjetet ilaçi.
“Amylin është duke u studiuar tek pacientët që disa vite”, tha Dr Alasdair Rankin, drejtor për hulumtime të Diabetit në Britani.
“Tipi 1 dhe 2 i diabetit zhvillohen në dy kushte të ndryshme. Ne nuk e dimë ende shkakun se çfarë saktësisht e shkakton Tipin 1 por disa gjetje thonë se Amylin e shkakton edhe atë. Ne e dimë që Tipi 2 i diabetit shkaktohet nga disa faktorë që e rrezikojnë jetën e pacientëve, e këtu përfshihet edhe etnia, mosha, historia familjare dhe pesha. Andaj përderisa nuk ka ndonjë mënyrë për ta reduktuar rrezikun e Tipit 1 të diabetit, mënyra më efektive është të reduktohet risku i Tipit 2 nga i cili mund të kontrolloni ushqimin dhe mund të jeni aktiv me anë të ushtrimeve fizike”.
Studime do të botohet në revistën “Journal of the Federation of American Societies for Experimental Biolog”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button