Arte

Sekretet e bukurisë së femrave italiane

talianet janë shquar si femra të nxehta, që dinë të tërheqin vëmendjen dhe të kthejnë pas shumë koka kur kalojnë.

Pse janë përherë në krye të bukurisë së Mesdheut?

Besojnë në fuqinë e vajit të ullirit

Sophia Loren është shembulli tipik, që e përdor vajin e ullirit për të zbutur lëkurën dhe flokët e saj. Dhe si mesdhetare që jemi, edhe ne femrat shqiptare nuk mbetemi pas në përdorimin e vajit të ullirit për bukurinë dhe mirëmbajtjen e lëkurës. Po ashtu në kuzhinën e italianeve gatuhet vetëm me vaj ulliri.

E duan ushqimin

Përbërësit ushqimore në dietën italiane janë aq të pasur, sa padyshim kanë një gamë të pafund ushqimi për lëkurën, flokët dhe thonjtë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse ushqimi dhe vaktet janë kaq të rëndësishme në Itali.

E shprehin veten

Italianët janë shumë ekspresive dhe nuk kanë frikë të tregojnë emocionet e tyre. Kur flasin, shpalosin pasionin që kanë për jetën. Njerëzit që flasin shumë e duan jetën dhe e shprehin këtë përmes fjalëve dhe gjesteve.

E përforcojnë të bukurën e fizikut të tyre

Nëse ka një gjë që mund të mësojmë nga gratë italiane është që të nxjerrim në pah më të bukurën tonë. Nëse një grua italiane ka buzë të bukura, kujdeset të tregojë konturin e tyre dhe t’u japë shkëlqim që të bien në sy. Nëse ndjehen krenare për sytë, do t’i nxjerrin edhe sytë në pah.

Stili

Nuk dalin kurrë me tuta apo me pandofla në lagje.  Gjithmonë kujdesen të kenë të kuruara, e ndoshta kjo shpjegon pse italianet kanë shtëpitë më të famshme të modës.

Tonifikojnë lëkurën me ujë me limon

…apo sic do thoshte një dermatologe: bëjnë një minipeeling. Pak ujë me pika limoni dhe një tampon me të në gjithë fytyrën në darke, jo vetëm e pastron e i jep dritë, por mban larg edhe rrudhat.

Përdorin kosin si maskë

Është një ndër maskat më të preferuara, sidomos nëse ke lekurë të ndjeshme. Ndonjëherë kësaj maske i shtohet edhe avokado e shtypur. Është ushqyese dhe hidratuese.

E jetojnë jetën plotësisht

Përkundër nga sa mund të mendohet, femrat italiane nuk e vrasin mendjen për dietën apo stilin e jetesës, shkruan revista shije. Ato hanë pica dhe pinë verë, por konsumojnë edhe një ushqim të mrekullueshëm që i bën të jenë gjithmonë në formë. Sepse ndoshta sekreti i vërtetë i bukurisë është: të shijosh jetën dhe të argëtohesh!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button