Politika

Meta – Boldrini: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, po zhvillon një vizitë dy ditore në vendin tonë, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini.

Të dy homologët zhvilluan një takim në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa gjatë konferencës së përbashkët për shtyp kryeparlamentari Meta tha se Italia është gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Si kryeparlamentari Meta dhe zonja Boldrini u shprehën se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve janë të shkëlqyera.

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini rreth orës 13.00 do të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën plenare.

Gjatë kësaj vizite, Boldrini do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.

Në orën, 17:30, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të presë në MPJ Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë,  Laura Boldrini.

Boldrini do të marrë edhe titullin qytetare nderi e Kukësit, për kontributin e saj për refugjatët në vitin 1999 si kryetare e UNHCR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button