ParlamentarePolitika

Boldrini përshëndet Kuvendin: Italia mbështet anëtarësimin në BE

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë, iu drejtua të enjten me një mesazh përshëndetës deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e saj, Boldrini garantoi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë dhe të vendosur të Italisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në këtë drejtim, tha ajo, e konsideroj një mundësi miratimin e njëzëshëm nga ky parlament të reformës në drejtësi, e cila do të ndryshojë rrënjësisht sistemin gjyqësor shqiptar.

Shqipëria ka nevojë për modernizimin e saj dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomiko-shoqëror, por nenvizoi kryetarja e Dhomes se Deputeteve te Italise, edhe Europa ka nevojë për Shqipërinë, si një partnere e rëndësishme në stabilizimin e një rajoni që përshkohet nga tensione të rrezikshme dhe përshtjellime nacionaliste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button