Home / Bota / Amerika / Obama kundër Trump, Barack dhe Michele kritika të forta republikanit

Obama kundër Trump, Barack dhe Michele kritika të forta republikanit

Sulmet e familjes Obama ndaj Donald Trumpit nuk përfunduan me fshikullimat e zonjës së parë Michelle që komentet e tij denigruese për gratë i cilësoi mizore dhe fenomenin në vetvete lëndues.

Ende pa e marrë veten nga goditja e saj, kampi i miliarderit u gjend përballë shënjestrës së presidentit. “Trump”, u shpreh Obama në Ohio, “sa herë hap gojën, dëshmon qartë se është i papërshtatshëm për ta drejtuar këtë vend”.

“Zgjedhja mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë nuk ka qënë ndonjëherë kaq e pastër: në njërën anë kemi personin më të kualifikuar të mundshëm. Nga ana tjetër, kemi njeriun që sa herë flet, e tregon sesa i pazoti dhe sa i kufizuar është për atë post drejtues”, tha Obama.

Ai shtoi se me shumë gjasë, edhe në kampin tjetër ka plot njerëz që mendojnë njësoj.

“E dimë se shumica e republikanëve nuk mendojnë si Donald Trumpi. Dhe mendojmë se një pjesë e mire e tyre, në realitet, nuk e konsiderojnë Trumpin si mjaftueshëm të kualifikuar për të qënë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, vijoi ai.

Manjati deklaroi se akuzat e katër grave ndaj tij për ngacmime seksuale janë “plotësisht të rreme” . Janë të fabrikuara e të sajuara, u shpreh kandidati republikan e fajësoi median që i dha zë femrave në fjalë. Trump thotë se ka fakte për të provuar se të tilla pretendime janë gënjeshtra dhe do t`i bëjë publike së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.