Bota

Presidenti i Nigerisë paralajmërohet nga gruaja e tij

Gruaja e presidentit nigerian Muhammadu Buhari paralajmëroi bashkëshortin e saj se nuk do ta mbështesë në zgjedhjet e ardhshme nëse ai nuk i jep një të shkundur të mirë qeverisë së tij.

Në një intervistë për BBC, Aisha Buhari tha se presidenti nuk njeh shumicën e zyrtarëve kryesorë që ka emëruar, ndërsa sugjeroi se qeveria ishte marrë peng nga disa njerëz që caktojnë emërimet presidenciale. Muhamadu Buhari u zgjodh vitin e shkuar me premtimin se do të luftonte korrupsionin dhe nepotizimin në qeveri.

Vendimi i bashkëshortes së tij për të dalë publikisht me shqetësimin e saj, sigurisht që ka habitur shumë njerëz, por mbi të gjitha tregon nivelin e  pakënaqësisë më lidershipin e presidentit.

“Nga 50 njerëz që ka emëruar, presidenti nuk njeh se kush janë 45. As unë nuk i njoh, megjithëse jam gruaja e tij prej 27 vitesh”, deklaroi Aisha Buhari. Ai shtoi se njerëz që nuk ndajnë vizionin e partisë qeverisëse janë në poste kryesore për shkak të njohjeve që kanë. Aisha Buhari tha se presidenti ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2009.

Por, ajo theksoi se nëse kandidon dhe nëse gjërat nuk kanë ndryshuar, ajo vetë nuk do të dalë më në fushatë që të bindë gratë dhe vajzat të votojnë, siç bëri herën e parë. Si arritjen më të madhe të qeverisë, ajo përmendi sigurinë që është rritur pas operacioneve ndaj organizatës terroriste Boko Haram.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button