PolitikaPresidenciale

Nishani mbështet referendum për “mbetjet”, kritika për PAMECA

Bujar Nishani është ndër ata që, si pjesë e qeverisë Berisha e ka votuar në 2011 –ën, ligjin që lejon importin e mbetjeve, por një ligj të ngjashëm të miratuar tani nga mazhoranca e kryemistrit Edi Ramës, e riktheu për rishqyrtim në Kuvend.

Por ai thekson se si President Republike në atë kohë dhe në këtë kohë, ka zgjedhur të dëgjojë reagimin e popullit. E ka dekretuar një herë referendumin dhe është i bindur dhe tani që çështja duhet të shkojë në referendum.

Përpos gjithë arsyetimeve që ka renditur si argumente për Kuvendin, Kreu i Shtetit thekson edhe një tjetër që ka të bëjë me mungesat e garancisë-raporton Klan.

Duke folur për aktualitetin, Kreu i Shtetit kritikoi “PAMECA”, misionin e BE asistues për Policinë Shqiptare, duke deklaruar se me raportin për punën e prokurorisë ka shkelur haptazi marrëveshjen me shtetin shqiptar.

Duke mos dashur të përfshihet në akuzat politike për çështjen e kultivimit të kanabisit, kreu i shtetit e përshkruan situatën si rrezik për vendin.

Dhe pikërisht për shkak të kësaj situate, presidenti shpreson për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një moment që do të theksonte monitorimin mbi shtetin shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button