Kuriozitete

Për tri ditë, një mizë i fluturoi brenda kokës

Një burrë nga Aylesbury, Buckinghamshire në Britaninë e Madhe kaloi tri ditë me një mizë një fluturonte brenda kokës së tij pasi iu fut në vesh teksa flinte. Rob Fielding, 43 vjeç u drejtua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe u desh një operacion 90 minutësh që mjekët të mund të nxirrnin insektin nga kanali i veshit të tij.

“Ishte e tmerrshme të ndieja se si miza fluturonte në kokën time. Sa herë që e ndieja se si lëvizte më ngjethej mishi”, tregon 43 vjeçari.

Rob ishte duke fjetur kur një insekt iu afrua në vesh. Ai lëvizi menjëherë që ta hiqte, por aksidentalisht e shtyu më tej në kanalin e veshit. Ai shpresoi se insekti do të dilte vetë, por kur kaluan tri ditë me mizën që fluturonte në kokën e tij duke e bërë të hidhej përpjetë sa herë që lëvizte, iu drejtua spitalit ku edhe arriti të shpëtonte prej mysafirit të paftuar.

mushkonje1

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button