Home / Kuriozitete / Do të paguanit 70$ për një filxhan kafe të nxjerrë nga jashtëqitja e elefantit?

Do të paguanit 70$ për një filxhan kafe të nxjerrë nga jashtëqitja e elefantit?

kafe

Kafeja më e shtrenjtë në botë, çmimi i të cilës shkon në 70 dollarë për një filxhan, nxirret nga jashtëqitja e elefantit.

‘Black ivory coffee’, e prodhuar në Trekëndëshin e Artë të Tajlandës, një rajon që njihet më së shumti për eksportin e opiumit, prodhohet duke e ushqyer elefantin me fara kafeje të përzierë me një pelte frutash.

kafe1

Brenda tri ditësh farat e kafesë kalojë në sistemin tretës të elefantit; ato më pas dalin jashtë përmes jashtëqitjes, lahen mirë, thahen dhe piqen.

Por çfarë e bën kaq të veçantë këtë lloj kafeje?

“Elefantët hanë shumë bar dhe gjethe jeshile. Duke qenë një barëngrënës, elefanti ‘përdor’ fermentimin për të tretur ushqimin. Dihet që fermentimi është një proces shumë i mirë për gjëra si vera, birra apo kafeja. Në rastin konkret shërben për të thithur sheqerin nga ana e farës së kafesë dhe shërben për të ndarë frutin nga tuli i kafesë në farë”, – tregon prodhuesi I kësaj kafeje, 44 vjeçari kanadez Blake Dinkin.

kafe2

Kjo kafe ka aromë lulesh, një shije çokollate e përzierë me qershi, nuk është aspak e hidhur dhe është shumë e lehtë, një përzierje mes kafesë dhe çajit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: