Ekonomia

Shkëmbimi tregtar Serbi-Shqipëri, vitin e kaluar 109.8 milionë euro. Bilanc pozitiv për Serbinë

Bilanci tregtar midis Shqipërisë dhe Serbisë është në favor të Serbisë.

Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2015 ka qenë 109.8 milionë euro. Eksporti në Shqipëri ka qenë 91.8 milionë, ndërsa importi nga Shqipëria 18 milionë euro, u tha në hapjen e Forumit të Biznesit Serbi-Shqipëri në Nish, më 14 tetor, në prani të  dy kryeministrave të Serbisë dhe Shqipërisë, Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama, por edhe 300 afariastëve nga serbia dhe shqipëria.

Për tetë muaj të vitit 2016, shkëmbimi tregtar ka arritur në 77.8 milionë euro. Eksporti serb në Shqipëri ka qenë në vlerë prej 60.5 milionë, ndërsa importi 17.3 milionë euro.

Sipas kryeministrit Rama, në Shqipëri veprojnë rreth 100 subjekte afariste serbe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button