Amerika

Shtëpia e Bardhë: Operacionet ruse në Ukrainë një përshkallëzim domethënës

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë

Operacionet ushtarake nga Rusia në Ukrainë përbëjnë një përshkallëzim domethënës, konfirmoi Shtëpia e Bardhë dje në mbrëmje, pasi Kievi njoftoi kapjen e ushtarëve rusë në territorin e tij.
“Operacionet ushtarake nga Rusia në Ukrainë, artileria, sistemet e mbrojtjes ajrore, dhjetëra tanke dhe ushtarë, përbëjnë një përshkallësim domethënës”, shkruan Susan Rice, këshilltare për sigurinë kombëtare e Barack Obamës, në rrjetin social Twitter.
“Operacionet e përsëritura ushtarake nga Rusia në Ukrainë janë të papranueshme, të rrezikshme dhe nxitëse”, shtoi ajo.
Presidenti ukrainase, Petro Poroshenko do të takohet sot me homologun rus, Vladimir Putin në Minsk. Por një ditë para takimit, shërbimet ukrainase të sigurisë (SBU) konfirmuan se ushtria ukrainase kishte arrestuar dhjetë parashutistë rusë në Lindje të Ukrainës. Është hera parë që prej fillimit të konfliktit që Ukraina konfirmon kapjen e ushtarëve rusë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button