Bota

Qeveria miraton injektimin e pesë miliardë eurove në dy banka të sanksionuara nga BE

banka-e-rusise1-517x350Qeveria ruse miratoi injektimin e pesë miliardë dollarëve për riforcimin e dy bankave publike nën goditjen e sanksioneve perëndimore lidhur me krizën në Ukrainë, VTB dhe Rosselkhozbank.
Sipas një dekreti të nënshkruar disa ditë më parë dhe i disponueshëm në faqen e internetit të qeverisë, në aplikim të një ligji të miratuar në muajin qershor, Ministria e Financave është autorizuar për të blerë për 239 miliardë rubla aksionet preferenciale të këtyre dy bankave.
Këto fonde duhet të merren nga fondi rezervë, që mbështetet nga të ardhurat e gazit dhe naftës së vendit me qëllimin për t’u përgatitur për kohë krize.
Në detaje, 214 miliardë rubla (4,5 miliardë euro) do t’i jepen VTB-së, banka e dytë në Rusi dhe 25 miliardë rubla (520 milionë euro) për Rosselkhozbank, mbështetësi kryesor i sektorit bujqësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button