Maqedonia

Shpërbëhet Parlamenti, Maqedonia në zgjedhje më 11 dhjetor

Para pak minutash më në fund shpërbëhet Parlamenti i Maqedonisë ku deputetët me 110 vota votuan pro shpërbërjes së Parlamentit. Me këtë edhe përfundimisht Maqedonia do të shkon në zgjedhje të parakohëshme parlamentare më 11 dhjetor konform marrëveshjes së Përzhinos.
Ndryshe, sot në rend dite nuk u votuan propozim ligjet për Prokurorinë Speciale Publike, por nga ana tjetër u miratua buxheti për vitin 2017.
Momentalisht alarmi i vetëm për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor është vlersimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetueshmërinë e PSP-së në, ku në disa raste Lideri opozitar Zoran Zaev ka deklaruar se nëse Kushtetuesja hedh poshtë PSP-në, atëher mbi 200 mijë qytetarë do të dalin në rrugë.
Zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk mund të shtyhen dhe kjo ka qenë edhe porosia kryesore e Eurokomesarit Hahn që javën e kaluar vizitoi Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button