Maqedonia

Një delegacion nga Sarajeva vizitoi Bashkinë e Shkupit

Një delegacion nga kryeqyteti boshnjak, Sarajeva, e ka vizituar Bashkinë e Shkupit, ku janë pritur nga kryesuesja e këshillit, Irena Misheva, dhe nga zv.kryetari i bashkisë, Borçe Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni i Sarajevës është në një vizitë pune, ndërkaq bashkëbiseduesit kanë diskutuar për mëshumë tema të sferës së vetëqeverisjes lokale, ndërkaq janë shkëmbyer edhe përvoja në aspekt të funksionimit të këshillave të dy qyteteve.

Delegacionet janë zotuar për shpeshtimt ë bashkëpunimit në më shumë sfera, ndër të cilat në kulturë, arsim, sport, shkëmbim përvojash në funksionimin e transportit publik dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button