Rajoni

Genc Nimanbegu, deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi: Shqiptarët votuan partitë malazeze

Deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu që ka fituar mandat në parlament pas zgjedhjeve të së dielës, ka thënë se numri i votave shqiptare ka rënie. Ai ka shprehur habinë e tij se si edhe nga shqiptarët kanë votuar partitë malazeze, njofton Klan Kosova. “Sigurisht ende nuk janë rezultatet, por duket se janë 3000 mijë vota më pak. Janë partitë malaziase që kanë marrë votat e shqiptarëve.”

E nga dy mandate sa kishin shqiptarët deri tash, shkas i humbjes së njërit janë përçarjet e shqiptarëve atje. “Nëse do të ishim në lista të përbashkëta do t’i fitonim dy deputet.” “Kësaj radhe kemi garuar me tri lista. Pozicioni im është i vështirë, ku unë përfaqësoj i vetëm mbi 8000 mijë vota të shqiptarëve në Mal të Zi.” “Edhe ambiciet e liderëve politikë shqiptarë ka bërë që të mos dilet me një listë të përbashkët. Kjo është mësim i shtrenjtë për ne.” “Interesat e shqiptarëve në Mal të Zi do të janë në prioritetin tim, edhe pse kemi vetëm një votë në parlament”, ka thënë Nimanbegu.

Ai ka thënë se do ta mbrojë çdoherë interesin e shqiptarëve. “Jemi të gatshëm që të punojmë më të gjitha partitë edhe ato opozitare që të shohim nj ndryshim në strukturat udhëheqëse.”

Ai  ka kërkuar edhe përkrahjen e shteteve tjera shqiptare për pakicën shqiptare në Mal të Zi.

“Ne kemi bërë sakrifica edhe për pavarësinë e Malit të Zi dhe shteti i Kosovës duhet të ketë ndërgjegje që të ndihmojë pozicionin e shqiptarëve.” “Çështja e demarkacionit duhet të jetë e matur mirë, dhe nuk duhet të ndikojnë në raportet Kosovë –Mali i Zi.” “Kjo është çështje teknike e cila mund të shkojë edhe në arbitrazh.” “Duke përcjell deklaratat marrëdhëniet janë miqësore dhe ne duam të vazhdojmë. Një fokus i veçantë i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë në arsim, pasi në nuk kemi universitete shqiptare”, ka përfunduar Nimanbegu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button