Home / Teknologji / Videolojërat ju ndihmojnë të gjeni punë

Videolojërat ju ndihmojnë të gjeni punë

Nuk besoj se ju ndodh ndonjëherë që shefi tju kërkojë të luani Monopoly apo Minecraft? Por Claire Woodcock, menaxhere strategjish në agjencinë dixhitale, Razorfish thotë se: “Të rriturit nuk kanë asnjë ndryshim nga fëmijët në mësimin e gjërave përmes lojës”.

Fenomeni quhet Gamification, dhe përdor elementët e videolojërave për të lidhur më shumë njerëzit me firmat, produktet është duke lulëzuar.

Por a është kjo diçka më shumë se një mashtrim?

Ja disa fakte:
Kingfisher, pronar i B&Q, Brico Depot dhe Srewfix e bëson kët. Ai ka përdorur “gamification për të rritur ndërgjegjësimin për kursime për 36 mijë punonjësit e tij.
Agjencia e komunikimeve Teamspirit ka krijuar një aplikacion lojërash për ta të quajtur “Bolt to thë Finish”, duke përfshirë karaktere nga familja Bolt për të mbledhur monedha dhe ti shpëtojnë ndjekjes së një arre në versioni metalik.

Teksa stafi luan, loja i edukon ata që të kursejnë. Për shembull , sa më shpejt të filloni të kurseni për pensionin, më mirë është, prandaj dhe karakteri i ri, Sanjay, ka më shumë kohë sfiduese se karakterët më të vjetër.

Përveç kësaj gamificiaton përdoret edhe si vlerësues sjelljesh në marrjen e njerëzve në punë për shembull.

Kur kompania e software, SAP dëshironte të rekrutonte disa njerëz, bashkëpunoi me konsulencën e biznesit, “The Chemistry Group” për të krijuar një lojë që kombinonte rrjetin social me vlerësimin e personalitetit.

Lojtarët hyjnë në lojë me profilin e tyre në Facebook dhe të dhënat e tyre me pëlqimet në këtë rrjet janë të lidhura me sjelljet e tyre në lojë, vlerësimet e tjera dhe krijon një profil personal.

Leave a Reply

%d bloggers like this: