Home / Teknologji / Google do ju tregojë kur rritet çmimi

Google do ju tregojë kur rritet çmimi

Google Flights, shërbimi i Big G që të jep mundësinë të kërkosh fluturime ajrore dhe të krahasosh çmimet e kompanive të ndryshme, do të bëhet më inteligjent.

Aplikacioni do të lajmërojë përdoruesit kur do të rritet çmimi për biletat për destinacionin e përzgjedhur. Kjo e re, thotë kompania, do të fillojë javët e ardhshme, dhe përkon me prenotimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Google Flights do të tregojë tarifat e fluturimeve të kërkuara dhe do të udhëzojë edhe kur mendohet se ato mund të ndryshojnë. Në rastin kur nuk rezervoni një fluturim të caktuar, shërbimi do ju ofrojë këshilla për rrugë të tjera duke nxjerrë të dhëna për aeroporte alternative. Në të njëjtën mënyrë Gooogle do të përditësojë motorin e kërkimit me hotele, duke shënuar tarifat me ulje dhe mundësinë për të përfituar nga ofertat.

Leave a Reply

%d bloggers like this: