Home / Qeveritare / Tahiri, apel qytetarëve të bashkëpunojnë kundër krimit mjedisor

Tahiri, apel qytetarëve të bashkëpunojnë kundër krimit mjedisor

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bëri sot thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit mjedisor në të gjithë territorin e vendit.

Në një konferencë për shtyp nga ministria e Brendshme, Tahiri tha se Shqipëria duhet të mbyllë një herë e mirë historinë e gjatë të shkatërrimit të mjedisit. “Do të bëjmë realitet këtë nevojë historike bashkë me qytetarët”, deklaroi ai. Tahiri iu kërkoi qytetarëve dhe kompanive të ndërtimit të marrin parasysh faktin se të ndërtosh pa leje do të thotë të kesh bërë një krim dhe për këtë procedohesh penalisht, duke dalë para gjykatës.

“I bëj sot apel çdo individi që përfshihet në veprimtari ndërtimore dhe kompanive të ndërtimit, që të verifikojnë ligjshmërinë e zonave ku ndërtojnë. Policia e Shtetit ka urdhër që të procedojë çdo krim mjedisor dhe çdo person të përfshitë në veprimtari kriminale. Të ndërtosh pa leje është krim, të përfshihesh je pjesëmarrës në krim. Çdo mjet që transporton lëndë ndërtimore do ndalohet, do procedohet dhe do dalin drejtuesit para drejtësisë”, tha ministri Tahiri.

Sipas Tahirit, çdo punonjës policie që nuk kryen detyrën do të mbajë përgjegjësi ligjore, duke nisur me procedim disiplinor e deri në largimin nga detyra. Qeveria, tha ai, është e vendosur të fitojë betejën me krimin mjedisor. Ministri i Brendshëm vlerësoi edhe punën e deritanishme të INUK, me paligjshmërinë masive të ndërtimeve. “Janë prishur më shumë se 1 mijë ndërtime pa leje”, theksoi Tahiri.
Duke iu përgjigjur interesit të medias për kalimin e INUK në varësi të ministrisë së Brendshme, Tahiri tha se nuk bëhet fjalë për një kalim mekanik, të INUK nga një ministri në një ministri tjetër por, theksoi ai bëhet fjalë për një reformë të plotë të ushtrimit të përgjegjësive nga autoriteti i MB-së së bashku me Policinë e Shtetit, për të luftuar çdo veprimtari kriminale me ndërtimin pa leje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: