Home / Bota / Amerika / SHBA akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe për kryerjen e sulmeve kundër islamikëve

SHBA akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe për kryerjen e sulmeve kundër islamikëve

 LIBI-GODITJE1-466x350Zyrtarët amerikanë akuzuan Emiratet e Bashkuara Arabe për kryerjen në mënyrë të fshehtë të goditjeve ajrore kundër milicëve islamikë në Libi, ku mbretëron konfunzioni me perspektivën e formimit të një qeverie pro-islamike rivale në lindje të vendit.

Deklaratat amerikane u bënë në momentin ku pushteti i njohur ndërkombëtarisht, Parlamenti i zgjedhur dhe ekzekutivi i përkohshëm u sfidua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga islamikët që kërkojnë formimin e një qeverie alternative, pasi arritën marrjen e aeroportit të Tripolit.
“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kryer këto sulme ajrore”, theksuan dy zyrtarët amerikanë, pas një informacioni nga e përditshmja ”New York Times”.
Këta të fundit kanë drejtuar gishtin te Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti duke i akuzuar se kanë dashur nëpërmjet këtyre sulmeve të rrisin presionin ushtarak që ushtrojnë ndaj milicëve nacionalistë që tentojnë të marrin aeroportin.
Egjipti ka përgënjeshtruar çdo përfshirje në këto dy sulme ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë reaguar lidhur me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.