Arte

Bodo Kirchhoff fiton çmimin Gjerman të Librit 2016

Në librin “Përvoja” Bodo Kirchhoff dërgon dy njerëz në një udhëtim ëndrrash në Sicili. Romani i tij, që fitoi çmimin Gjerman të Librit 2016, tregon për një dashuri të vonshme e të papritur.

Ndër gjashtë libra i duhet të përzgjidhte juria nga lista e ngushtë për Çmimin Gjerman të Librit, tekste me vlera të shquara estetike dhe me rëndësi të madhe bashkëkohore. Në mesin e gjashtë shkrimtarëve fitoi Bodo Kirchhoff. Libri i tij tregon për largimin spontan në jug të dy njerëzve të vetmuar, një ish-botues dhe një kapelebërëse, e cila kishte hequr dorë nga biznesi i saj, i shkojnë pas  deri në Sicili dëshirës së tyre të përbashkët për dashuri, për Italinë dhe aventura.

Të dy ishin rreth të pesëdhjetave, kur papritur „një ngjarje me përmasa botërore“, kriza e refugjatëve, i ballafaqon me një vajzë refugjate. “Dashuria është një çështje shumë e ndjeshme“, tha Bodo Kirchhoff. “Asaj i duhet e vërteta e botës, që të mos bëhet e ndenjur.“ Me „Widerfahrnis“ (“Përvojë“), autori ka shkruar një libër për dashurinë në moshë, e cila dështon për shkak të takimit me realitetin e së tashmes, por ende bart mundësinë për një fillim të ri në vetvete.

“Dashuria një çështje shumë e ndjeshme“

“Kirchhoff arrin të bashkojë në një brez të ngushtë dhe një hapësirë të vogël motive të mëdha të veprimtarisë së tij letrare“, citoi Heinrich Riethmüller, kryetari i Shoqatës Botuese gjermane, pjesë nga vlerësimi i jurisë. Libri „Përvojë“ është një tekst i ndërlikuar, ku autori ka thurrur me mjeshtëri pyetje ekzistenciale të jetës private dhe të politikës që u interesojnë lexuesve.“ Në një hapësirë të vogël ai tregon diçka të madhe, duke përdorur artin e parabolës. Vetë Bodo Kirchhoff tha në një intervistë me Deutsche Welle: “Unë besoj se libri im është një histori që ilustron me gjallëri, se ku ndodh saktësisht dështimi. Por më e rëndësishme është, parabola dhe përpjekja për të gjetur një gjuhë të vogël më të thjeshtë dhe ndoshta më të përshtatshme se sa gjuha që përdoret në publik për t’i përshkruar gjërat.“

“Unë thjesht nuk mund të bëja asgjë”

Italia për Kirchhoff nuk ishte  vetëm vend veprimi për dy romanet e tij të fundit “Dëshira dhe melankolia” dhe “Dashuri në pikëpamje të përgjithshme”. Edhe libri i tij “Përvoja” lidhet me një udhëtim në Itali. Në këtë udhëtim ai u takua me një lypësare. “Ato që pashë në këtë udhëtim, edhe i kam shkruar. Ishte një përvojë shumë e turpshme për mua. Thjesht nuk mund të bëja asgjë për atë vajzë dhe isha në hall. E kështu fillova të shkruaja.”
Çmimi i Librit Gjerman 2016 u dha për herë të dymbëdhjetë. Prej tri vitesh Fondacioni i Deutsche Bank është partneri i Shoqatës së Librarive Gjermane. Fituesi është shpërblyer me një çmim me vlerë prej 25.000 eurosh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button