ParlamentarePolitika

Nikolla: Viti i ri akademik, janë regjistruar 19 165 studentë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj në seancën plenare, deklaroi se në vitin e ri akademik që sapo ka nisur, janë regjistruar 19 165 studentë, nga të cilët 15 022 janë regjistruar në institucione publike.

“Është proces që vijon edhe tani. Skema e re e pranimeve në universitet është e duhura. Ju garantoj që në përmbylljen e procesit do të kemi të gjithë raportimet mbi treguesit e përmirësuar dhe dëshmitë që pas ndjekjes me rigorozitet të hapave, gjithçka do të jetë në rregull dhe ata me rezultate më të larta do të regjistrohen në universitet”, tha Nikolla.

Ministrja e Arsimit shtoi se procesi nuk është perfekt, por është shumë më pranë meritës sesa në vitet e kaluara.

“Unë falenderoj ata prindër dhe ata maturantë që kanë qenë të qartë dhe kanë sjellë një situatë krejt tjetër, aspak dashakeqe. Sigurisht që nuk është proces perfekt, por shumë më pranë meritës”, deklaroi Nikolla.

Ndërsa deputeti demokrat, Luciano Boçi, deklaroi se nuk janë të mbushura sallat e universiteve, ashtu siç tha ministrja.

“Në informatikë ekonomike, nga më shumë se 200 kuota, 170 janë bosh. Në bioteknologji, nga 90 kuota, 70 janë të lira… Kjo është e vërteta. Kjo tregon se skema e re është dështim”, tha Boçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button