Home / Politika / Rama niset drejt Berlinit: S’do flas me Merkel për përgjimet. Asnjë e keqe s’na vjen nga Gjermania

Rama niset drejt Berlinit: S’do flas me Merkel për përgjimet. Asnjë e keqe s’na vjen nga Gjermania

rama4Rama: Synimi i konferencës, rritja e bashkëpunimit politik në rajon

Kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Ditmir Bushati dhe ministri Damian Gjiknuri ka zhvilluar një konferencë për mediat nga aeroporti i Rinasit përpara se të nisej në konferencën e Berlinit, ku me ftesë dhe kërkesë të veçantë të kancelares gjermane Angela Merkel do të mbajë një fjalim të veçantë si përfaqësues i vendeve të rajonit. Rama e ka vlerësuar këtë konferencë si një ngjarje e rëndësishme që synon intensifikimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik të vendeve të rajonit të Ballkanit.

Kreu i ekzekutimivit deklaroi se synimi i samitit të Berlinit per vednin tone eshte nje qasje e re me vendet e rajonit, qasje e cila sipas tij do te jete shumëplaneshe, ne aspektin politik dhe ate ekonomik ne funksion te integrimit ne BE.

“Praktikisht synimi ynë është që një qasje e re ndaj rajonit dhe gjitha vendeve në rajon që janë në rrugën e integrimit, të bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënie të re mes BE dhe Ballkanit.

i pyetur lidhur me çështjen e përgjimeve dhe nëse do t’i kërkojë llogari kancelares Angela Merkel lidhur me faktin se Shqiperia ishte ne listen e vendeve te pergjuara nga Sherbimi sekret gjerman, kryeministri u pergjigj thjesht “jo”, duke shtuar se Gjeramania eshte nje superfuqi politike dhe ekonomike nga e cila Shqipërisë nuk mund t’i vije asnje e keqe.

“Nuk mund te zmadhojme nje çështje te tille pergjimi kur dihet qe botes i kanosen rreziqe shume te medha siç eshte terrorizmi”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.