Kosova

Berisha: Skandaloze ajo që bëri Rama me Vuçiqin, Kosova nuk është çiflig i tyre

Pas raportimit në gazetën “Zëri” se si kryeministri shqiptar, Edi Rama ka nënshkruar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq marrëveshjen për autostradën e cila kalon nëpër Kosovë, pa qenë në dijeni fare pala kosovare, ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, se kjo që bëri Rama duke e nënshkruar fshehtas marrëveshjen e autostradës Nish-Durrës, është një thikë e mprehtë për kombin shqiptar dhe për Kosovën.

Ish-kryeministri, Berisha ka shkruar se kjo që ka bërë Rama është skandal dhe me pasoja të rënda, transmeton “Zeri.info”.

“Në këtë aspekt pa diskutim është i mirëpritur ndërtimi i autostradës Nish-Merdare. Por është cinizëm dhe provokacion banal për interesin kombëtar, Kosovën, qytetarët dhe autoritetet e saj të flasësh për muaj të tërë për autostradën Nish – Durrës vetëm e vetëm se serbëve ju vret veshët faktorizimi rajonal i Kosovës, dhe të flitet apo të përmendet autostrada Prishtinë – Durrës apo autostrada Ibrahim Rugova!. Skandaloz dhe me pasoja të rënda është firmosja fshehtas nga përfaqësuesit e qeverive, të Ramës dhe Vuçic i marrëveshjes, dokumentit për këtë rrugë dhe projekte të tjera, sikur Kosova të mos ekzistonte apo territori i saj të ishte një çështje apo çiflig Rama-Vuçiç. A nuk është kjo një thikë e mprehtë ndaj interesit tonë kombëtar?”, ka shkruar Berisha.

Related Articles

Comente

  1. Plehu Sali Berisha.Nuk ka komb ne bote qe te jete coptuar ne 5 pjese si kombi shqipetar.Aresyeja eshte malokeria dhe kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button