Maqedonia

Zbulohet grupi kriminal nga Ohri që ka ndërmjetësuar për prostitucion dhe trafikim me njerëz

Pesë qytetarë të Ohrit së bashku me dy persona nga Velesi janë të dyshuar për ndërmjetësim të prostitucionit dhe trafikim me njerëz, nga qershori i këtij viti deri në tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari i parë M.A ka krijuar grupin nga anëtarët F.A (djali i tij), D.A (gruaja e tij), B.N, Z.D, dhe O.Ç të cilët kanë pasur për qëllim shfrytëzimin e viktimave për prostitucion dhe trafikim gjatë periudhës nga qershori deri në tetor të 2016. Ata për shumën e 3000 denarëve “klientëve” të tyre u kanë dhënë shërbime seksuale në restorantin “Filip Astor” në Ohër. Shyrytëzimin e viktimave e kanë bërë çdo ditë prej orës 21 deri në 5 të mëngjesit, ndërsa me kërkesë të “klientëve”, “viktimat i kanë transportuar me makinë ku ka pasur rast që me makina kanë udhëtuar edhe anëtarë të grupit kriminal.

Nga gjyqtari i kësaj procedure, disa të dyshuarve u është caktuar paraburgim prej 30 ditëve ndërsa disa të tjerëve masa e arrestit shtëpiak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button