Maqedonia

Maqedoni: Shqiptarët me një parti të re politike në zgjedhjet e 11 dhjetorit

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë bashkohen tre parti shqiptare opozitare të cilët besatohen se të bashkuar do të garojnë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor.  Bëhet fjalë për LR-PDSH-në, RDK-në dhe UNITETI të cilët dje nënshkruan një dokument se do të jenë të bashkuar në garën zgjedhore me të vetmin qëllim që të kthejnë shpresën tek qytetarët shqiptar të dëshpruar nga partia shqiptare në pushtet dhe PDSH.
Mirëpo bashkimin e disa partive të vogla shqiptare nga profesori Alajdin Demiri konsiderohet si një akt historik të cilën plotë 25 vite e kanë pritur shqiptarët e Maqedonisë. Sipas tij ky bashkim i opozitës po kthen besimin tek qytetarët shqiptar.
“Akti i bashkimit të partive politike në një subjekt të përbashkët n’fakt në një koalicion të përbashkët është gjëja më e mirë që ka mund të ndodhë në politikën shqiptare në Maqedoni kohëve të fundit. Kam përshtypjen se ky është koalicionim konceptual i bazuar në ide politike për bashkimin e votave”, ka deklaruar Demiri duke theksuar se këti bashkimi të tre partive shqiptare së shpejti mund ti bashkohet edhe Lëvizja BESA.
Demiri e ka komentuar edhe mbylljen e aktiviteteve të Këshillit Opozitar që drejtohej nga Kim Mehmeti. Ai thotë se ky këshill kishte të vetmin qëllim që mos të bashkohen kurrë partitë jashtëparlamentare shqiptare, me një fjalë kishte për qëllim që të motivon përçarjen mes partive shqiptare.
“Mendoj se edhe Lëvizja BESA do ti bashkangjitet këti koalicionimi. Sa i përket Këshillit Opozitar  duke se ia arriti qëllimit, sepse qëllimi i tyre të mos bashkohen partitë jashtëparlamentare, dhe në momentin që u bashkuan partitë poltike ata e ndalen aktivitetin sepse më nuk kishin terren të vazhdojnë më tutje”, ka deklaruar për Zhurnal profesori universitar, Alajdin Demiri.
Nga ana tjetër kryetari i OVL-UÇK, Besim Hoda e përgëzon koalicioni mes LR-PDSH-së, RDK-së dhe partisë UNITETI. Ai thotë se bashkimi i partive shqiptare ka qenë edhe mision i luftës së lavdishme të shqiptarëve në vitin 2001, mirëpo ky koalicion është mirë që të ketë efektin maksimal e jo vetëm të mbetet si premtim deklarativ.
“Njëherit e përshëndes këtë bashkim të opozitës jashtëparlamentare shqiptare. Ky ka qenë edhe misioni i OVL-UÇK-së si dhe vet UÇK-së në vitin 2001 dhe urojm që ky bashkim të mos jetë vetëm deklarativ por të jetë për të mirën e përgjithshme të shqiptarëve që do tu sjellë të mira kombit në përgjithësi dhe jo vetëm individëve të caktuar. Sturkturat politike që deri tani kanë marë përsipër ti prezantojnë shqiptarët, kanë dështuar në planin e prezentimit të tyre dhe urojmë që strukturat e reja që kanë dal dhe shumë herë kemi theksuar që ky bashkim është dashur të bëhet shumë më herët dhe vetëm të bashkuar shqiptarët mund të arrisin diçka”, ka deklaruar Hoda.
Ai mes tjerash e ka komentuar edhe punën e Këshillit Opozitar në Maqedoni që para disa ditëve kumtuan që e shuajn aktivitetin e tyre, ku sipas Hodës do të ishte mirë që ky këshill të kishte kryer me sukes misionin e vet, edhe pse në politikë ka nevojë për njerëz me gjak të ri.
“Sa i përket Këshillit Opozitar në prononcimin e tyre për shuarjen e aktivitetit, uroj që të kenë arritur at mision për të cilën potencojnë se a kanë arritur. Gjithmonë kemi theksuar se duhet të krijohet një opozit e vërtetë shqiptare me forca të reja, të cilët do tju mundësonin një ëndërr të re shqiptarëve për një prezentim më dinjitoz në këtë shtet”, ka përfunduar për Zhurnal Kryetari i OVL-UÇK-së, Besim Hoda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button