roze

Motrat Kardashian të zëna me celularin

mtvkardashian1Kim Kardashian dhe dy motrat e saj, Kendall dhe Kylie Jenner ishin shumë të përqëndruara tek telefoni duke shkëmbyer mesazhe ose duke kontrolluar rrjetet sociale, kur audienca në MTV Video Music Awards  mbajti një minutë heshtje për adoleshentin e vrarë nga policia, Michael Brown.

Reperi Common ishte në skenë për të prezantuar nominimet për çmimin Best hip-hop, kur i kërkoi publikut që të mbanin heshtje për adoleshentin dhe për vendosjen e paqes në Ferguson pas përleshjes së protestuesve me policinë.

“Hip-hopi ka prezantuar gjithmonë një zë revolucionar. Dëshiroj nga të gjithë ju që të mbajmë një moment heshtje për Mike Brown, për paqen në Ferguson dhe në gjithë botën”, tha Common.

Në atë moment kamera fokusoi Kim, Kendall dhe Kylie Jenner, por të treja ato ishin shumë të zëna me celularin, duke qëndruar indiferente ndaj asaj se çfarë po ndodhte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button