ParlamentarePolitika

Konventa e PAA, Duka: Agrarët, me grup të tyre parlamentar në 2017

Nën moton “Koha për zgjidhje”, PAA ka mbledhur sot konventën e 6 kombëtare ku ka shpalosur dhe objektivat e kësaj partie.

Kreu i PAA-së Agron Duka tha se objektiv i agrarëve është që në zgjedhjet e ardhshme të përfaqësohet me grupin e saj parlamentar.

“Garancia më e madhe për të realizuar objektivat dhe prioritetet e programit të PAA jeni ju, me mirënjohjen dhe kontributin tuaj. Ne do të bëjmë realitet që PAA në zgjedhjet e ardhshme të përfaqësohet me grupin e saj parlamentar. Ky është një objektiv realist”, tha Duka.

Duke shpalosur programin e partisë, Duka tha se ajo synon rritjen e kontributit të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rritjen e investimeve publike në zonat rurale, zhvillimi dhe modernizimi i agroindustrisë dhe sektorit të peshkimit, duke mudnësuar rritjen e punësimit. “Gara jonë politike do të jetë e ndershme dhe e pastër”, tha Duka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button