Ekonomia

Ahmetaj: Për herë të parë Evropa e sheh Ballkanin si zgjatim të domosdoshëm të tregut evropian

 Rama-para-nisjes-ne-gjertmani.Foto-A1-373x350Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha të martën se për herë të parë Evropa e sheh Ballkanin si një zgjatim të domosdoshëm dhe tejet të rëndësishëm të tregut evropian. “Tryeza e ministrave të Ekonomisë do të fokusohet në katër shtylla, duke synuar përafrimin fizik të tregut të Ballkanit Perëndimor, Ballkanit në tërësi, me tregun evropian”, tha Ahmetaj në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, ku u nis për të marrë pjesë në samitin e Berlinit.

Sipas Ahmetajt, në tryezën e ministrave të Ekonomisë, infrstruktura qoftë ajo rrugore, autostrada e kaltër, infrastruktura energjitike apo nyjet hekurudhore që përafrojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, do të jenë në fokus të diskutimeve. Ahmetaj tha se projektet e infrastrukturës do të konceptohen në mënyrë të integruar me të gjitha projektet e mundshme rajonale apo evropiane.
Po ashtu, theksoi Ahmetaj, synohet edhe mbështetja për sipërmarrjen në aspektin e transferimit të njohurive apo metodologjive të reja të mësimdhënies. Këtu ai theksoi se në aspektin e arsimit profesional, modeli gjerman është shembull dhe i gjithë rajoni do të tentojë të tërheqë atë njohuri, ta bëjë të veten, në mënyrë që forcat e punës të përafrohen me të gjitha ato nevoja që ka Bashkimi Evropian dhe tregu ballkanik në integrim e sipër.
Turizmi është një tjetër sfidë, tha Ahmetaj, i cili duhet të integrohet fillimisht ndër vete dhe më pas me atë europian, si një sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Ai theksoi se Shqiperia brenda Ballkanit shihet si një promotor i zhvillimit rajonal dhe integrimit evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button