Rajoni

“Çështja çame”, Greqia implikon Vlahutin në deklaratat e Hahn

Greqia nuk e kapërdin dot deklaratën e Komisionerit Johannes Hahn për çështjen çame. Edhe pse u bënë disa ditë që prej kësaj deklarate, reagimet në Greqi janë të shumta. Mirëpo dje ka reaguar edhe Kisha Greke, por dhe një sërë mediash të ndryshme, të cilët kanë qenë në të njëjtën linjë. Portali “Voria” ka sulmuar dje ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Përmes një shkrimi, i cili është pasqyruar më pas dhe në shumë media greke, përfshirë dhe kishën, thuhet se deklarata e Johannes Hahn është porositur prej saj.

Sipas portalit grek, Romana Vlahutin është kthyer në një bashkëpunëtore të Ramës dhe prandaj ajo mbështet Shqipërinë në çdo aspekt. Madje ato kanë shkuar deri aty sa kanë përmendur dhe bashkëshortin e saj, si një njeri i afërt me kryeministrin.“Sa i përket mjeteve që po përdorin shqiptarët, mund të përmendet deklarata e komisionerit Johannes Hahn, i cili kërkonte diskutim për çështjen çame. Ministria e Jashtme greke e mohon kategorikisht ekzistencën e kësaj çështjeje, ndërsa Ministria e Jashtme shqiptare jo.

Reagimi i Johannes Hahn është porositur nga shefja e Bashkimit Evropian në Tiranë. Ajo është Romana Vlahutin, me origjinë kroate dhe reagimi i komisionerit ka ardhur pas bashkëpunimit të saj me kryeministrin Edi Rama dhe një drejtor italian që punon për Hahn. Bashkëshorti i ambasadores është me origjinë serbe dhe ai merr shumë projekte nga Edi Rama në Shqipëri. Vlahutin përgatit vazhdimisht raporte pozitive për Shqipërinë”, shkruan portali dhe që është botuar te “sot”. Më tej qeveria shqiptare akuzohet se po bashkëpunon me turqit kundër Greqisë. Sipas tij, Shqipëria po gjen mënyra nga më të ndryshmet për të rihapur çështjen çame.

Veto për integrimin

Mediat greke kanë shpërthyer në kritika dhe ndaj qeverisë së tyre. Ato kanë kërkuar që të vendoset vetoja për integrimin e Shqipërisë në BE. Portali ka përmendur deklaratat që ka dhënë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke thënë se Tirana nuk i trembet aspak bllokimit të integrimit. “Shqipëria jo vetëm që nuk kërkon falje, por këmbëngul për hapjen sa më shumë të kësaj çështjeje.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, e paraqiti si një çështje që prek gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, gjatë deklaratave në Parlament. Bushati tha se kjo nuk është vetëm çështje prone, por ka të bëjë dhe me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Por Shqipëria duhet se nuk trembet një veto nga Greqia për integrimin evropian të vendit. Bushati tha se asnjë vend nuk do pengojë integrimin e vendit. Por pyetja që lind është: Pse Greqia të mos e përdorë veton? A po ndikon dikush tjetër jashtë vendit në sjelljen e qeverisë greke?”, thuhet më tej.

Ajo që vihet re është se mediat greke janë të pakënaqura me qëndrimet e qeverisë së tyre, pasi kërkojnë që të ketë një reagim akoma dhe më të ashpër ndaj Tiranës për çështjen çame. Nga ana tjetër edhe analistë deklarata e Nikos Kotzias pak ditë më parë i cilësojnë jo serioze, por si një reagim të detyruar ndaj kritikave që kanë ardhur nga vetë klane të caktuara greke.

Related Articles

Comente

  1. Vërtetë, shteti grek ka më shumë armatime në posedim, se sa ato që kanë të gjithë shqiptarët së bashku. Por ky ministër i mjerë, me siguri i fiksuar me uzo (duke qëndruar në prehrin e Kishës “Ortodokse” Greke, gjatë llomotitjeve kërcënuese ndaj Shqipërisë, me siguri do ta ketë patur parasysh edhe një të vërtetë të dhimbshmen për te dhe sidomos për ata që qëndrojnë prapa tij, se armatimet nuk aktivizohen vetvetiu. Diçka e ditur botërisht! Edhe armatimet më moderne pa ndihmën e gishtit nuk mund të vihen në veprim! Si ky ministri Kotzias, ashtu dhe të gjithë shovinistët sllavo-grek grek, janë të bindur për defektin se gishtat e sojit të tyre i kanë lidhjet në vend të keq dhe, siç kanë dështuar në të shkuarën, do të dështojnë edhe në të ardhmen të pranojë komandat. Për fatin e keq të tyre, gishtërinjtë i kanë të dedikuar për asgjë tjetër, pos për të pastruar zgavrën e hundës nga qyrrat dhe të kruajnë anusin. Përndryshe, e kundërta do të ishte dëshmuar shumë herë deri me sot, sidomos gjatë kërcënimeve të hapura dhe shumë serioze ndaj sovranitetit të shtetit që keq përfaqësohet nga Kotzias, që iu bënë nga Turqia, jo vetëm në të shkuarën, por edhe në ditët e sotme!
    Ky far ministri duhet ta dijë, se kur e kërcënon Shqipërinë Londineze, ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

  2. Greqia ka marr fund si shtet europian dhe i ka hedhur syte nga federata orthodoxe dejtuar nga rusia, por harron qe ka nje borxh qe as nje grup bankar nuk ndihmon dot. Hedh shashka kundra shqiperise pasi e di mire qe per 20 vjet shqipria do jet me mire se greqi e serbi bashke. Me 3-4 mil banor brenda dhe rreth 7-8 mil jasht kufijve shqiperia behet shtet i rendesishem ne ballkan nen politikat EU/US. Bashkimi i trojeve krijon mundesine ezhvillimit ekonomik dhe kjo terheq shqiparet te kthehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button