Home / Qeveritare / Rama-Rinkevics, takim në kuadrin e përgatitjeve të Letonisë për Presidencën e rradhës në BE

Rama-Rinkevics, takim në kuadrin e përgatitjeve të Letonisë për Presidencën e rradhës në BE

1521412_10152366718216523_9099453446747411984_n-525x350Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Kryeministri Rama ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan, “Me Ministrin e Jashtëm të Letonisë, zotin Edgars Rinkevics në kuadrin e përgatitjeve të Letonisë për Presidencën e rradhës në BE”.

Bushati-Rinkēvičs: Reformat do të përshpejtojnë përparimin e Shqipërisë drejt BE

Më herët Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, zhvilloi një takim me Ministrin i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Gjatë takimit me homologun e tij në Tiranë, dy ministrat e Jashtëm diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve, si dhe për intensifikimin dhe forcimin e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, si në dimensionin politik, ashtu dhe në atë ekonomik.

Gjithashtu, gjatë takimit me ministrin Rinkēvičs u diskutua mbi perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti hapat dhe reformat qe Qeveria shqiptare po ndërmerr pas marrjes e statusit të vendit kandidat, si dhe avancimin drejt bisedimeve për anëtarësim

Leave a Reply

Your email address will not be published.