Home / Kronika / Nuk do rihapen hetimet për CEZ, Gjykata e Lartë rrëzon KLSH-në

Nuk do rihapen hetimet për CEZ, Gjykata e Lartë rrëzon KLSH-në

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të rihapur hetimet për dosjen “CEZ”. KLSH nuk ishte dakord me mënyrën sesi u arrit marrëveshja që zgjidhi me mirëkuptim konfliktin mes kompanisë çeke dhe qeverisë shqiptare.

Prokuroria e Përgjithshme i kishte pushuar hetimet në muajin qershor, por KLSH argumentoi se marrëvshja që shmangu arbitrazhin i kishte shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej më shumë se 470 milionë euro.

Jursitët e KLSH i konsideronin hetimet të dëmtuara dhe të paplota përsa kohë, sipas tyre, nuk ishte administruar edhe dokumentacion shtesë.

Ndërsa prokurori Arben Kraja, i cili ka hetuar dosjen, këmbëngul se gjatë veprimeve hetimore u provua se shtetit shqiptar nuk i është sjellë asnjë pasojë ekonomike.

KLSH pretendoi në seancën paraardhëse në Gjykatën e Lartë se nga marrja në pyetje e 14 anëtarëve të grupit të negociatorëve pas zgjidhjes së konfliktit, ka dyshime se ministri i Energjitikës nuk është pyetur nga akuza, qëndrim i cili u kundershtua nga prokurori.

Sipas tij, gjatë hetimeve janë pyetur edhe zyrtarë të tjerë shtesë. Të njëjtat pretendime KLSH kishte edhe ndaj Avokates së Shtetit, Alma Hicka, por në seancën e kësaj të hëne Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rinisjen e hetimeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: