Bota

Avokatët e El Chapo: Mund të vdesë para se të ekstradohet në SHBA

Gjendja shëndetësore e Joaquin “El Chapo” Guzman Loera  ka ndezur alarmet në ekipin e tij të avokatëve, të cilët paralajmërojnë se narkotrafikanti meksikan mund të vdesë në muajt e ardhshëm, para se të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, një proces të cilin ata e cilësojnë si një “cirk”. “Duket se qeveria do ta vrasë para ekstradimit”, thanë ata.

Sipas Andrés Granados, “keqtrajtimet” që i bëhen Guzman në burgun e qytetit Juarez, ku po mbahet, mund të çojnë në vdekjen e tij, shkruan gazeta “Zocalo”. “Kështu më tha. Shëndeti i tij është përkeqësuar, po i heqin ilaçet”, denoncoi ai duke pohuar njëkohësisht se “qeveria do ta vrasë para ekstradimit”.

“Duam të keni të qartë se ai nuk do të vrasë veten, gjendja në të cilën ndodhet është për shkak të torturave dhe izolimit që po i bën qeveria”, tha ai dhe shtoi se “organizmi i tij nuk mundet më dhe mos e dhëntë Zoti, por Joaquin mund të vdesë”.

Ky nuk ishte denoncimi i parë i avokatëve të kreut të kartelit të Sinaloas, pasi shtatorin e shkuar, edhe avokati José Refugio Rodriguez foli për tortura.

Pas disa arratisjeve, Guzman është arrestuar në fillim të këtij viti gjatë një operacioni të forcave meksikane të sigurisë.

Ndërkohë, në bazë të rezolutës  së Drejtësisë, duhet të ekstradohet  në janar ose shkurt të vitit 2017 për në SHBA, ku është i akuzuar për trafik droge, pastrim parash, vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button