Kosova

Lihet në fuqi vendimi për dënimin e luftëtarëve të “Grupit të Drenicës”

Gjykata e Apelit në Prishtinë të hënën la në fuqi vendimin për dënimin e dhjetë ish-luftëtarëve të UÇK-së për krime, përfshirë vrasje dhe torturim, gjatë luftës në Kosovë.

Sylejman Selimi, ish-ambasadori i Prishtinës në Shqipëri dhe ish-kreu i Forcave të Sigurisë së Kosovës, u dënua për torturimin e një të burgosuri civil në një qendër të improvizuar paraburgimi të UÇK-së në fshatin Likovc në komunën e Skënderajt në vitin 1998 dhe në fillim të vitit 1999.

Dënimi tij u reduktua në 7 vjet burg në apel.

Tre ish-anëtarë të tjerë të “Grupit të Denicës” të UÇK-së, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi, u dënuan për torturimin e civilëve në qendrën e paraburgimit në Likovc.

Thaçi u u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg dhe dy të tjerët me nga gjashtë vjet burg secili.

Ish-luftëtarët Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Nexhat Demaku u dënuan gjithashtu me tre vjet burg për rrahje në qendrën e paraburgimit.

Të burgosurit janë të gjithë ish-anëtarë të grupit operacional të UÇK-së me bazë në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore.

Avokati mbrojtës Tome Gashi megjithatë tha se vendimi ishte i motviuar politikisht dhe se të gjithë burrat “ishin dënuar pa ndonjë provë”.

“Vendimi është skandaloz, është një masakrim i drejtësisë,” shkroi Gashi në Facebook.

Ai megjithatë u zotua që do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Kosovës.

Fatmir Limaj, kreu i partisë opozitare Nisma për Kosovën dhe ish-komandant i UÇK-së i cili u lirua nga akuzat për krime kundër njerëzimit në vitin 2003 nga Gjykata e Hagës, e kritikoi gjithashtu vendimin.

“Lajm shumë i keq për të gjithë liridashësit e Kosovës,” shkroi të martën në Facebook Limaj.

“Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës,” tha ai.

Gjyqi i profilit të lartë u shoqërua me protesta kundër ndjekjes penale të ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe një arratisje nga burgu i tre të pandehurve.

Si Selimi ashtu edhe Thaçi u dënuan për terrorizëm në vitin 1997 nga autoritetet serbe, por nuk i kryen kurrë dënimet e tyre.

Pas luftës, Selimi u emërua komandant i Gardës së Kosovës, më pas komandant i Korpusit të Mbrojtjes të Kosovës.

Ai më pas u bë komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës deri në vitin 2011, kur u emërua ambasador në Tiranë.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply to Sejdi Veseli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button