Home / Ekonomia / Kompanitë konçensionare, punësime të pakta

Kompanitë konçensionare, punësime të pakta

00102-Miniera-Foto-ATSH-505x350 Kompanitë e mëdha konçensionare qarkulluan vjet rreth 120 miliardë lekë, sa 9% e PBB-së (prodhimi vjetor i ekonomisë shqiptare), ndërsa përfitimet për buxhetin e shtetit dhe në hapjen e vendeve të punës kanë qenë minimale.
Sipas revistës “Monitor”, numri i të punësuarve në këto kompani arrin në rreth 4000 persona, ose 1.3% e të punësuarve në sektorin privat jobujqësor. Tatim fitimi i paguar prej tyre zinte vetëm 5% të totalit të këtij zëri të mbledhur nga tatimet në 2013-n, ndërsa shumica e kompanive vijojnë të deklarojnë humbje.
Fushat ku operojnë prej 20 vitesh konçensionet janë në naftë, krom, bakër, telefoni mobile, emetimi i dokumenteve identifikuese të qytetarëve dhe pasaportave për jashtë, aeroporti, terminali i trageteve në Durrës, pullat fiskale, fibrat optike, skanimi i mallrave në dogana, duke kryesuar në rajon.
Kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore edhe pse qarkullojnë shuma të mëdha, vijojnë të rezultojnë me humbje të larta, ndërsa sipërmarrjet e tjera, duke shfrytëzuar avantazhet në një treg monopol apo të kufizuar, janë rritur me ritme të shpejta dhe duke rezultuar me norma të larta fitimi, deri në 50% sikurse në Aeroportin e Rinasit dhe kompanitë celulare.
Kompanitë si “Bankers Petroleum” ka 522 të punësuar, “Stream Oil & Gas” 407 vetë, “Tirana International Airport” 275 punonjës, ALEAT ka 284 vetë, Albcrom 981 punonjës, AMC me 478, Beralb me 366 persona, Vodafone 431 punonjës, etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: