Rajoni

Punësimi i migrantëve nga Ballkani në Gjermani me efekt pozitiv

Programi i qeverisë federale për punësimin i hartuar në kuadër të ligjit “për përshpejtimin e procedurave të azilit” për migrantët nga Ballkani Perëndimor po jep efekt pozitiv.

Nga janari deri në shtator 2016 përfaqësitë diplomatike gjermane jashtë vendit kanë lëshuar 15.500 viza për punësim migrantësh nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, shkruan gazeta “Die Welt” në numrin e së martës (25.10) duke iu referuar shifrave nga Ministria e Jashtme.

Programi për punësimin e migrantëve është rregulluar në nenin 26 të kodit të punësimit: Nëse migrantët nga Ballkani kanë një ofertë konkrete pune ose kualifikimi profesional nga Gjermania dhe Agjencia Federale e Punësimit (BA) e miraton kërkesën e sipërmarrjes për punësimin, atëherë punëmarrësit mund të marrin një vizë për Gjermani. Kusht është, që për dy vjet ata nuk përfitojnë ndihma sociale në bazë të ligjit të azilit, ose që ata ta kenë tërhequr kërkesën për azil vullnetarisht përpara hyrjes në fuqi të rregullores në tetor 2015 dhe të jenë larguar nga Gjermania.

Kjo ofertë është mjaft joshëse për sipërmarrjet. Vetëm në gyjsmën e parë të vitit  2016, sipas Agjencisë Federale për Punësimin, janë miratuar 17.182 kërkesa për puënsim mbi bazën e programit të ri – kryesisht punësimet janë në degën e ndërtimit (53,2 %), në gastronomi dhe hoteleri (12,6 %) dhe në sektorin e shërbimeve të tjera në ekonomi (9,2%). Po ashtu punëmarrës nga Ballkani Perëndimor mund të punësohen në Gjermani edhe përmes sistemit Blue Card – nëse ata kanë arsim të lartë në profesionet për të cilat ka nevojë në Gjermani. Gjithsej Agjencia e Punësimit në nëntë muajt e parë të vitit 2016 ka dhënë 27.508 leje punësimi për migrantë pune nga Ballkani Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button