Ekonomia

“Petromanas”, vlerësim optimist për naftë në pusin Molisht 1, në Berat

Ministri-i-Zhvillimit-Ekonomik-Tregtisë-dhe-Sipërmarrjes-Arben-Ahmetaj-vizitoi-kompanine-Petromanas-ne-qytetin-e-Beratit-525x350Kompania “Petromanas Energy Inc” nga data 3 qershor ka hyrë në periudhën e dytë të eksplorimit nën Blloqet 2-3 PSC me një mandat dy-vjeçar për naftë në zonën e Beratit, ku përfshihet pusi Molisht 1.
Sipas ecurisë së përditësuar në faqen zyrtare, plani i vlerësimit synon shpimin e puseve të tjerë, planifikon zona të tjera sizmike, vijueshmëri në ndarjen e studimeve dhe sferën e testeve të zgjatura të objekteve.
Plani përfshin pusin Molisht-1, që është shpuar aktualisht dhe pason me Shpirag-3, rreth tre kilometra në jug të Shpirag-2, për të cilin ka përfunduar ndërtimin e rrugës dhe ka vendosur tubin drejtues në zonën ku do të nisë shpimin.
Në qershor, kompania njoftoi se kishte depërtuar rreth 250 metra në pusin Molisht-1, ku gjatë shpimit në zonën eocene u vu re prania e hidrokarbureve. Më tej, pasi u hap pusi në një thellësi 4.175 metra, analiza e imazhit të gropës zbuloi seksione brenda eocenit me fraktura natyrore. “Rezervuarët e mundshëm karbonatike në Shqipëri janë Eocenit, Paleogjeni dhe Kretaki ku Kretak është objektivi kryesor. Menaxhimi nxitet kur sheh se nafta dhe frakturat e vërejtura në Eocen janë tregues të kushteve që do të hasen në rezervuarin e lashtë Kretak. Pusi aktualisht po shpohet në zonën më të ulët argjilore në një thellësi prej rreth 4,500 metra. Kompania pret të shpojë deri në një thellësi të përgjithshme prej rreth 5,800 metra me parashikimin se shpimi do të përfundojë në tremujorin e katërt. Fokusi ynë i menjëhershëm mbetet shpimi i pusit Molisht-1 sa më thellë dhe të vlerësojmë zonën në jug të kërkimeve në Shpirag-2,’ tha Glenn McNamara, Drejtori i Përgjithshëm i Petromanas. ‘Me shpimin e puseve të shumta presupozohet të rrisim njohuritë e potencialit të terrenit të Blloqeve 2-3. Ne jemi fokusuar në shpimin e një grope optimale në Kretak kështu që ne mund të testojmë produktivitetin e kësaj pjese të rezervuarit dhe të fitojmë informacion të mëtejshëm në madhësinë e mundshme të burimit”, shtoi ai.
Zbulimi i naftës në Shpirag nga kompania në fund të 2013-s rriti interesin e kompanive të huaja për nëntokën dhe detin shqiptar, ndërkohë që “Petromanas” po kërkon aktualisht në zonën e Molishtit.
Kompania “Petromanas Energy Inc” dhe kompania “Shell’ po kërkojnë për naftë në zonën e Beratit, me ndarje aksionesh 25% dhe 75% për dy kompanitë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button