Kosova

Ekonomia, fokusi i Kosovës në Konferencën e Berlinit

Merkel-Thaci-526x350Kosova do të përfaqësohet nesër, në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Berlin, nga kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj si dhe nga ministri i Financave, Besim Beqa.
Këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp, ambasada gjermane në Kosovë, e cila sot pasdite do të mbajë një takim informues lidhur me Konferencën e Ballkanit Perëndimor.
Nisjen drejt Berlinit për të marrë pjesë në këtë Konferencë sapo e njoftoi përmes rrjetit social “Facebook” edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Sot po nisem për në Berlin për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Kancelarja Merkel me pikënisje shënimin e përvjetorit të 100-të të Luftës së Parë Botërore”, shkruan kryeministri kosovar.
Sipas Thaçit, “fokusi i palës kosovare do të jetë ekonomia dhe qeveria e Kosovës do të ketë në qendër të prezantimeve dhe bisedave krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimet gjermane”.
“Do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojmë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t’u bërë pjesë e familjes europiane, BE-së dhe NATO-s. Shtetet tona respektive mbajnë barrën kryesore dhe varësisht nga efikasiteti i reformave përmbajtësore e sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit. Kjo përcakton edhe dinamikën e anëtarësimit tonë në BE”, shprehet Thaçi në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button