Home / Arte / Festivali i TVSH-së, thashetheme mbi pjesëmarrjen e shumë këngëtarëve

Festivali i TVSH-së, thashetheme mbi pjesëmarrjen e shumë këngëtarëve

Neki Emra po ashtu flitet si pjesëmarrës në edicionin e 55-të të Festivalit.

Sot ka qenë edhe dita e fundit e aplikimit për këngët që duan të jenë pjesë e garës në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Festivali më i vjetër në Shqipëri dhe nga i cili kanë dalë fitues të mëdhenj, sot ka pasur ditën e fundit, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur thashethemet e para se kush mund të ketë konkurruar në këtë festival, këtë vit.

Mundësia është e mirë për të gjithë këngëtarët, për faktin se vendi i parë përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa vendi i dytë e i tretë do të jenë shoqërues po ashtu me fituesin për në Ukrainë, atje ku mbahet Eurovizioni i vitit tjetër.

Rrezarta Smaja po flitet si një prej pjesëmarrëseve. Ka disa vite që ajo provon fatin në këtë festival, me vitin 2012-të si debutim. Flaka Krelani po ashtu e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë festival. Flaka para disa vitesh ka marrë vendin e dytë në këtë festival, duke qenë shumë afër fitores.

Dilan Reka, një emër i ri në muzikën shqiptare po ashtu pritet të jetë pjesëmarrës. Reka thuhet se ka konkurruar për pjesëmarrje me një këngë të kompozuar nga Edmond Zhulali.

Neki Emra po ashtu flitet si pjesëmarrës në edicionin e 55-të të Festivalit, shkruan KultPlus.

Lista e pjesëmarrësve pritet të dalë për publikun shumë shpejtë, derisa Festivali mbahet në muajin dhjetor kur edhe dihet fituesi dhe përfaqësuesi shqiptar në Eurosong Contest 2017.

Leave a Reply

%d bloggers like this: