EkonomiaParlamentare

Bode: Bujqësia sot, më pak konkurruese. Rama: I latë fermerët në mëshirë të fatit

Pas replikave mes kryeministrit Rama dhe deputetit Edi Paloka, fjalën në Kuvend e ka marrë ish-mInistri i Financave Ridvan Bode. Ky i fundit ka debatuar me shifra me kreun e qeverisë Edi Rama për bujqësinë. Bode i tha se qeveria i rriti taksën, fermerëve: “ Për meritën tuaj, fermeri e paguan 24 lekë më shtrenjtë naftën, – tha ai.

“Ju po e bëni bujqësinë më pak konkurruese. Keni sjellë disa eskavatorë? Kjo është gjëja më periferike që ka sot qeveria. Për ato kanalet kulluese, qeveria juaj pati firmosur një kredi me qeverinë japoneze. Pyeteni Pandin dhe ministrin e Bujqësisë që keni pasur në atë kohë. 200 mln dollarë e u mbyll ai projekt. Sot jeni duke ekzekutuar disa projekte të BB që u firmosën në vitin 2012-ë, rrjeti kullues dhe vaditës, janë diku te 100 mln euro. Keni tre vite, më tregoni një projekt që keni sjellë në ndihmë të bujqësisë, asnjë.

Sigurisht që ka nevojë, por para së gjithash ju duhet të pyesni veten se çfarë keni bërë për bujqësinë. Ndërpretë programin e infrastrukturës në zonat rurale. Ne asfaltuam në zonat rurale mbi 8 mijë km rrugë, në tre vite nuk është hedhur asnjë lopatë zhavorr. Nxorëm nga izolimi territore të vendit. Ju e ndërpretë atë projekt dhe mbeten ende pjesë të tëra të territorit të vendit që nuk lidhen me tregun. Keni lënë përgjysmë edhe ato që ishin në proces ato kohë”, u shpreh Bode.

Pas Bodes, ka dalë sërish në foltore Rama për të replikuar. Kryeministri i ka shpjeguar ish-ministrit të Financave arsyen pse Shqipëria e kishte më të lartë çmimin e naftës në bujqësi, sepse brenda tij përfshiheshin edhe llogari të tjera që vende të rajonit i llogarisnin më vete dhe e ka kundërshtuar edhe për pikat e tjera. Rama theksoi se gjatë qeverisjes së demokratëve, nuk u subvencionuan fermerët.

“Ju e latë fermerin në mëshirë të fatit. Nuk shpërndatë asnjë subvencionim për fermerët në 8 vite qeverisje. Më the Ridvan se ka pasur NIPT-e më përpara. E para nuk ka pasur NIPT-e, kanë qenë shumë të rralla. E dyta e punës, të kam dëgjuar vetë kur u ke thënë fermerëve në Korçë “mos merrni NIPT-e”. E vërteta është që dhe pranoje këtu nëse do të dalësh prapë, se marrja e NIPT-it nuk sjell asnjë faturë financiare për ata, por kushtin që të marrin mbrapsht 20% rimbursim! Ne formalizuam bujqësinë. Sot, pa NIPT fermeri nuk merr rimbursimin. Para në avancë nuk japim, por subvencionojmë deri në 20% të prodhimit.

Së treti, për konkurencën. Më vjen keq ta dëgjoj nga ti se shteti duhet të vendosë barriera të kohës ehu…përpara se të hynim në procesin e integrimit dhe të negociojë barrierat me BE. Nuk ka! Është e panegociushme! Gjithashtu, ne i kemi eksportet 1 me 5, kurse ti e ke pasur 1 me 7. Dhe do ta ulim akoma”, tha Rama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button