Politika

Basha i “ankohet” FMN: Rama po e zhyt vendin në krizë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anita Tuladhar, dhe përfaqësuesin e FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke.

Gjatë bisedë, kreu i opozitës ndau me ta shqetësimet për situatën në vend, duke u shprehur se gjendja është alarmante.

“Situata është dramatike në të gjitha aspektet e jetës së vendit, për shkak të korrupsionit, kapjes së shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale, drogës, gjobave dhe arbitraritetit të tatimoreve, gjë që ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve, varfërim të përditshëm të shqiptarëve, rritje të përdoruesve të lëndëve narkotike dhe një situatë depresive për shoqërinë.

Taksat u rritën, informaliteti është në nivelet më të larta, transparenca është në nivelet më të ulëta historike, ndërkohë që rritja e çmimit të karburanteve, rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët dhe bizneset ka shkaktuar problem mbijetese për bizneset dhe ka përkeqësuar treguesit jetësorë për qytetarët”, tha Basha.

Sakaq, kreu i PD ndau me drejtuesit e misionit të FMN-së shqetësimet e mëdha të opozitës, për gjendjen kritike të ekonomisë shqiptare si rezultat i politikave të gabuara të qeverisë “Rama”, dhe korrupsionit në çdo fushë të menaxhimit të financave publike. Rritja e taksave si dhe skemat korruptive të koncesioneve kanë zhytur vendin në krizë.

“Ndonëse rriti taksat, qeveria ka dështuar të shtojë të ardhurat, theksoi zoti Basha i cili u ndal dhe në rritjen e pakontrolluar të borxhit publik, nga 62.7% të PBB në 2013-ën, në 72-73% që vlerësohet aktualisht dhe në të njëjtën kohë janë rritur detyrimet e pashlyera të qeverisë ndaj palëve të treta.

Nuk ka asnjë investim publik, investimet e nisura para 3 vitesh vazhdojnë të jenë me të njëjtin status, ndërkohë që miliona euro shkojnë për shëtitore me palma, shatërvanë si edhe për shpenzimet e luksit; për vetura qeveritare, për rikonstruksione zyrash. Tenderat dhe koncesionet të cilat në 50% të rasteve bëhen pa garë e në rastet e tjera përzgjidhen ofertat më të larta, fitohen nga një grusht oligarkësh pranë kryeministrit. Aferat korruptive me koncesionet nuk kanë të ndalur”, theksoi zoti Basha, duke u ndalur tek koncesionet në shëndetësi, “që i marrin buxhetit të shtetit 350 milionë euro pa i dhënë asnjë shërbim qytetarit shqiptar”.

“Buxheti i shtetit trajtohet si pronë private e kryeministrit, dhe sektorë jetikë si bujqësia janë lënë pas dore. Nuk ka asnjë investim në infrastrukturë ndërsa subvencionet i marrin vetëm 50 persona të lidhur me qeveritarët. Mbledhja e të ardhurave vazhdon të jetë në rënie, megjithëse taksat janë rritur si shkak i korrupsionit të lartë në tatime dhe dogana. Investimet publike kanë shkuar për fasada dhe investime sipërfaqësore, pa asnjë impakt në ekonomi e punësim.

Ky vit shënon vitin me prodhimin më të madh të drogës në vendin tonë. Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejt e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama, dhe refuzimit për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Paratë e drogës janë të destinuara për të korruptuar funksionarë të shtetit dhe për të blerë votat”, theksoi kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Related Articles

Comente

  1. keshtu, basha u ankua, dhe tha gjithe cfare donte, po FMNN cfare tha, pse nuk jepni nje lloj info. Artikul shume jo professional, shkruajen saper te shkruar.

  2. Zoterinj te FMN, epyesni kete mashtruse, qe kerkon te vi ne pushtet me mashtrime, genjeshtra. Sa ishte ritja ekonomike, kurre e la pushtetin PD, e lane me 0.9 perqind ritje, me nje borce mbi 750 milion dollare dhe sote prodhimi i brendeshem shkoi ne 3.2 me trend ritjen.U clye borxhi, do te riten rrogat e pensjonet, eksportet e bujqesise u riten si asehere me pare. RRefomat, po japin efekte pozitive, ndesa ky bejamini Berishes kerko te vi ne pushtet, se ja ka nndjere lezetin. Ne nje shtet ligjore me drejtesi per se mbari, Basha duhej te ishte ne burg, se ka vjedhur ne rrugen e kombit, ka shitur detin,Greqise, ka urdheruar vrasjen e kater qytetareve paqesore me 21 Janare dhe tani kerkon te behet krueminister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button