Bota

Për shkak të grevës anulohen nga Lufthansa 400 fluturime

Kompania gjermane ajrore Lufthansa ka anuluar qindra fluturime të Eurowings-it, kompanisë ajrore me kosto të ulët nën pronësinë e saj për shkak të grevës së ekuipazhit të kabinës.

Lufthansa njofton se janë anuluar rreth 400 fluturime të enjten, ku si pasojë janë prekur 40 mijë pasagjerë. Shumica e fluturimeve të anuluara janë të linjave të brendshme. Megjithatë janë anuluar edhe shumë fluturime evropiane të Eurowings-it, por nga greva nuk janë prekur fluturimet e largëta dhe ato nga aeroporti i Frankfurtit dhe Mynihut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button