Bota

Bozdağ në Washington: Ekstradimi i Fethullah Gülen-it i rëndësishëm për Turqinë

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdağ i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Washington të SHBA-ve lidhur me bisedimet për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fethullah Gülen ka mbajtur një konferencë për media me homologen e tij amerikane Loretta Lynch, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për herë të parë një ministër turk i Drejtësisë viziton Sekretaren amerikane të Drejtësisë për të biseduar në lidhje me ekstradimin e një fajtori. Ky ekstradim është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja se sa rëndësi i kushtojmë ne, populli turk dhe Turqia”, deklaroi Bozdağ.

Ai vuri në dukje se kanë patur një takim të frytshëm me Lynch ku kanë gjetur mundësinë të negociojnë në mënyrë të ndërsjellë arrestimin e përkohshëm ku nga Turqia janë dërguar dosjet e ekstradimit në lidhje me krimet që ka kryer terroristi themelues dhe drejtues i FETO-s Fethullah Gülen para tentativës së puçit dhe si autori numër një i tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

“Kemi shprehur në mënyrë të qartë pritshmëritë tona se çfarë kuptimi kanë për vendin tonë ato që ka bërë terroristi Fethullah Gülen. Mendoj se ka qenë një takim i frytshëm nga pikëpamja për të kuptuar njëri tjetrin. Për herë të parë i përcillen drejtpërdrejt ministres ndjeshmëritë e Turqisë. Kjo vizitë është e rëndësishme për sa i përket rëndësisë që ne i kushtojmë kërkesës për arrestimin e përkohshëm dhe të ekstradimit. Turqia deri më sot ka patur shumë kërkesa ekstradimi dhe arrestimi të përkohshëm nga shumë vende por asnjëherë ajo këto kërkesa nuk i ka përcjellë nëpërmjet një ministri të Drejtësisë dhe nuk realizuar një vizitë të ngjashme”, tha Bozdağ.

Sipas tij, për herë të parë një ministër i Drejtësisë viziton ministren e Drejtësisë në lidhje me bisedimin për ekstradimin e një krimineli. “Ky ekstradim është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja se sa rëndësi i kushtojmë ne, populli turk dhe Turqia. Ne i kemi përcjellë kërkesën tonë edhe për arrestimin me qëllim ekstradimi të bazohet në nenin 9 të marrëveshjes midis nesh por edhe kërkesën tonë për arrestimin e përkohshëm në kuadër të nenit 10 të marrëveshjes”, tha ai.

Duke potencuar se pas takimit me bashkëbiseduesen amerikane janë zhvilluar bisedime edhe me ekspertë, Bozdağ tha se palës amerikane i janë paraqitur prova shtesë në dosjen në lidhje me eskradimin.

Lidhur me pyetjen se si është përgjigjur Lynch, Bozdağ tha: “Edhe ata thanë se i kushtojnë shumë rëndësi kësaj çështjeje me çka kanë dërguar në Turqi ekspertët dhe kanë vlerësime të ndërsjella. Ata theksuan se i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje”, tha ai.

Ai shtoi se procesi ka dimensionin e gjykimit dhe se kjo do të kërkojë kohë dhe se SHBA-të vazhdojnë përgatitjet në lidhje me dimensionet gjyqësore.

“Dosjet e dërguara nga Turqia janë dosje të mbushura me prova që do të nevojiteshin për ekstradimin. Janë dosje që përmbajnë prova për arrestimin e përkohshëm të paraqitur në kërkesën tonë”, tha ministri Bozdağ duke theksuar se Turqia nuk ka anashkaluar procesin gjyqësor teksa ka kërkuar ekstradimin.

“Ne Si Turqi nuk kemi thënë ‘ekstradojeni, anashkaloni gjyqësorin‘. Ajo që ne themi është që procesi gjyqësor të procedojë, dhe në në fund të atij procesi shpresojmë që të dalë një vendim në drejtim të pritshmërive të Turqisë. Me rëndësi është nisja e këtij procesi gjyqësor. Sigurisht që vendimi do të dalë kur të nis procesi gjyqësor. Provat në dosje janë shumë të rëndësishme. Departamenti amerikan i Drejtësisë lidhur me këtë ka ngarkuar me detyrë 5 prokurorë për të cilët thotë se po punojnë me përpikmëri për këtë. Gjithashtu ne në lidhje me këtë çështje kemi qëndrimin tonë se ky proces duhet të përshpejtohet”, tha Bozdağ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button