MaqedoniaRajoni

Georgievski lë edhe një mundësi për formimin e bllokut opozitar djathtist

Partia e ish kryeministrit maqedonas Lubço Georgievskit, VMRO-Popullore, në Komitetin e djeshëm qendror vendosi që në zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit të dalë në koalicion me “Të Bashkuar për Maqedoninë” të Lube Boshkoskit dhe “Dinjitetin” e Stojançe Angelov.

Megjithatë, nga kjo parti lënë hapësirë për bisedime edhe me FRODEM-in e Jove Kekenovskit dhe Lidhjen Demokratike të Pavle Trajanov nëse këto ditë duan t’i ripërtërijnë bisedimet që pardje i ndërprenë.

Ndryshe, bisedimet mes partive të bllokut të djathtë opozitar u ndërprenë pasi nuk arritën marrëveshje në asnjë pikë.

Dje nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi thanë se janë të gatshëm të bëjnë koalicion me çfarëdo opsioni që do të jetë kundër VMRO-DPMNE-së ndërsa kreu i VMRO-Popullore sot para fillimit të Komitetit Qendror tha se hipotetikisht do të pranonte koalicion me VMRO DPMNE-në.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button