roze

Kjo është e dashura e princit Harry

E dashura e re e princit Harry sigurisht që nuk ka frikë të flirtojë e veshur me të brendshme në skenat seksi në filmin e radhës.

Aktorja Meghan Markle, e cila luan rolin e Rachel Zane në serial, ka rritur temperaturat me bashkëaktorin në film, Patrick J Adams, i cili ka rolin e të dashurit të saj Mike Ross.

Në një nga skenat e filmit ata janë bashkë, teksa ajo i shkon në zyrë Mike, i cili merret me një çështje ligjore. E inatosur që ai po e gënjën, ajo largohet nga dhoma, por ai e ndjek nga pas, dhe e përqafon.  Më pas çifti në film shkëmbejnë puthje pasionante, duke bërë dhe skena seksi.

Tashmë është e qartë pse bukuroshja ia ka marrë mendjen princit. Harry më herët ka qënë i lidhur me Cressida Bonas, Chelsy Davy dhe Ellie Goulding, ndërsa Meghan ka qënë e martuar me producentin Trevor Engleson, por u divorcuan në 2013, pas dy vitesh martesë dhe 9 vitesh së bashku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button