Teknologji

LG prezanton edhe Gx2

lg-prezanton-edhe-gx2_hdDje LG prezantoi modelin e ri të fabletit LG G3 Stylus, dhe tani kompania jugkoreane ka nisur një tjetër model të fabletit Android, LG Gx2 i cili vjen me ekranin prej 5.7 inç.

LG Gx2 sjell edhe rezolucionin HD me 1280 x 720 piksel, ndërsa fableti është mbështetur nga procesori 1.2GHz quad core dhe 1.5GB RAM.

Karakteristikat e tjera të LG Gx2 përfshijnë edhe 8GB memorie të brendshme, plus baterinë me 3,200 mAh, si dhe dy kamera për fotografi dhe video komunikim.

Kamera e përparme e LG Gx2 vjen me 1.3 mega-piksel, ndërsa ajo e pasme vjen me 8 mega-piksel, bashkë me Laser Auto Focus që është edhe në LG G3.

Fableti do të vijë me Android 4.4 Kitkat dhe ajo do të jetë në dispozicion në dy ngjyra që në debutim; të zezë titani dhe të bardhë.
LG nuk kanë dhënë një datë të saktë të lansimit për LG Gx2, por është marrë vesh që telefoni fillimisht do të debutojë në Korenë e Jugut dhe do të ofrojë mbështetje edhe për rrjetet LTE dhe LTE-A.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button