Home / Bota / Kina prezanton avionin luftarak J-20

Kina prezanton avionin luftarak J-20

Kina është ende larg forcës ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, por vendi i madh aziatik është duke e ngushtuar me hapa të shpejtë hendekun me dy superfuqitë e tjera ushtarake botërore.

E pikërisht këtij objektivi i shërben edhe prezantimi i avionit bombardues J-20, i shfaqur për herë të parë në publik në provincën Guangdong.

Avionët janë të pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe të pakapshëm nga radarët, çka ka bërë që shumë ekspertë të aviacionit ushtarak ta cilësojnë atë një kopje të modelit amerikan F-22 Raptor, prodhuar nga LockHeed Martin.

Brenda një dekade Kina pritet të shndërrohet në vendin me tërheqës për industrinë e aviacionit, si civil ashtu edhe ushtarak. Sa i përket këtij të fundit, Presidenti Xi Jinping është angazhuar të forcojë dhe modernizojë ushtrinë, sidomos në jug-lindje të vendit, aty ku ka konteste me pjesën më të madhe të vendeve fqinjë për ujërat në Detin e Kinës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: