Home / Opinion / Vetëm marrja e pushtetit me dhunë e shpëton!

Vetëm marrja e pushtetit me dhunë e shpëton!

Nga Andrea Stefani

Si përherë kur është ndodhur në opozitë, Sali Berisha, ka bërë përsëri thirrje për ta përmbysur kryeministrin Rama, jo siç e lyp demokracia, me anë të zgjedhjeve por me protesta. Me protesta “demokratike” është llafi, por kush e njeh intrigantin Berisha, e di fare mirë se prapa tyre mund te fshihen lloj-lloj skenarësh të dhunshëm. Në këtë kuptim, mund të thuhet se Berisha i është kthyer përsëri formulës së marrjes së pushtetit me dhunë. Por edhe këtë herë nuk ka fare shans të ketë sukses.

Berisha i është drejtuar dhunës sa herë ka qenë i rrezikuar nga drejtësia. Kështu në vitin 1998 ai e ndjeu se pas arrestimit të 6 bashkëpunëtorëve të tij, të akuzuar për krime të kryera në mars ’97, do të vinte rradha e tij. Prandaj nxiti dhe organizoi protesta të përditëshme me thirrjen “ta shporrim qelbësirën”! Qelbësira ishte Fatos Nano që, vite më vonë, kur ia lypte interesi për përçarjen e të majtës, po i njëjti Berishë, që sot akuzon Edi Ramën per mungesë karakteri, e quajti lider historik! Por meqenëse protestat nuk dhanë asnjë frut, atëherë duhej kaluar në një skenar tjetër që të justifikonte marrjen e pushtetit me dhunë. Dhe kushtet për këtë skenar i plotësoi vrasja e Azem Hajdarit.

Sot, janë bërë jo pak denoncime në publik që akuzojnë Berishën si organizator të vrasjes së Hajdarit. Më të detajuarat janë ato të Izet Haxhisë që po neglizhohen në mënyrë të turpshme nga prokuroria. Por, pavarësisht këtyre denoncimeve, ka qenë vetë sjellja e Berishës për të maksimalizuar përfitimet politike nga ai atentat duke nxitur puçin e 14 shtatorit, që përforcon dyshimet se vrasja e Hajdarit është një intrigë gjakatare e thurur prej Berishës.

Kur edhe më pak se një vit na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, Berisha i drejtohet përsëri formulës së përmbysjes së qeverisë me dhunë, sepse është shumë i qartë që nuk ka atë mbështetje në elektorat që do t’i mundësonte marrjen e pushtetit me votë. Për këtë shkak, ka shpikur edhe alibinë, që papagalli i tij Basha e përsërit pa u lodhur, se Rama do t’i grabisë zgjedhjet me paratë e kanabisit prandaj dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë të pamundura me Ramën Kryeministër. Dhe kush e thotë këtë? Pionieri dhe mjeshtri i vjedhjes dhe dhunimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Prandaj, të gjitha pretendimet e Berishës janë gënjeshtra mbi gënjeshtra sepse të gjithë shqiptarët e shohin se policia po asgjëson sasi kanabisi që janë shumë herë më të mëdha se sasitë simbolike që asgjësonte qeveria Berisha.

Dhe pikërisht se gënjen pa fund, pikërisht se shpif për qeverinë Rama, gabime madje edhe krime që ajo nuk i ka, pikërisht sepse kostot afatgjata të keq-qeverisjes së tij, rreket t’ja shkarkojë qeverisë së sotme, Berisha i fshehur pas papagallit të tij Basha, nuk kanë mundur të fitojnë besimin e shqiptarëve. Dhe nuk do të mund ta fitojë atë besim edhe duke u hequr kinse solidar me kauzën e ca shoqatave ambientaliste që kundërshtojnë importin e mbetjeve të riciklueshme pa e vrarë fare mendjen se duke bërë aleancë me PD e Berishës, i krijojnë shans të riciklohet një prej plehrave më helmonjëse të politikës shqiptare. Ndërkaq Berisha, vetë është koshient se as truku i aleancës me shoqërinë civile nuk do të pijë ujë. Prandaj ka hequr dorë nga marrja e pushtetit demkratikisht me votë dhe po i drejtohet dhunës së maskuar me “demokraci”.

Por faktori kryesor që e bën Berishën t’i drejtohet me ngut marrjes së pushtetit me dhunë, është kërcënimi që i vjen nga reforma në drejtësi. Në këtë këndvështrim, viti 2016 i ngjason shumë vitit 1998 kur ai bëri grushtin e shtetit. Berisha është vënë në garë me kohën pa e kuptuar se ka mbetur prapa kohe, se koha e tij ka mbaruar. Prandaj, po bën gjithçka për të vonuar reformën në drejtësi duke vënë në lëvizje segmente të një drejtësie që i ka kapur kur ishte në pushtet, pikërisht që ta mbrojë nga drejtësia në një cast si ky i sotmi. Dhe ky pushtet i kapur drejtësie, po mbron deri në fund kumbarin e tij. Këtë kuptim ka edhe dërgimi në komisionin e Venecias nga delfinët e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, i ligjit të Vetingut. Përse duhej një gjë e tillë kur Venecia është shprehur me kohë në favor edhe të Vetingut? Thjesht që Berisha të fitojë kohë për të realizuar ndonjë nga intrigat e tij të dhunshme “demokratike”.

Por edhe që vonimi i reformës në drejtësi, të pengojë hapjen e negociatave me BE që, nëse ndodh, do të qe një argument dërrmues i qeverisë Rama kundër akuzave të Berishës. Sesi mund që BE të hapë negociatat me një qeverisje të kanabizuar? Berisha kërkon kohë edhe në rast se fiton Trump në SHBA. Kushedi, ndoshta me një ndryshim të pushtetit në SHBA, ndryshon koniuktura diplomatike dhe Berishës do t’i jepet mundësia që bashkë me ambasadorin Lu, të flakë nga Shqipëria edhe reformën në drejtësi që po e lë pa gjumë.

2 comments

  1. Cfare pritet SHBA BE te sjelle NATO ne Tirane dhe te bombardohet kopeja e fashizmit te sali berishes

  2. cfare pritet te digjet e gjalle familje eplehut sali Berisha

Leave a Reply

%d bloggers like this: